AKTUALITET, 9 Prill 2022, 18:11

Tentoi të korruptonte policin, arrestohet shoferi që lëvizte pa patentë e pa rrip sigurimi

Tentoi të korruptonte policin, arrestohet shoferi që lëvizte pa

Gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Konferenca e Pezës”, efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë ndaluar automjetin me targë AA 489 XA, drejtuesi i së cilit është konstatuar se drejton mjetin pa vendosur rripin e sigurisë si dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Gjatë kryerjes se veprimeve policore, drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale R. R, 22 vjeç, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer, i ka ofruar punonjësit të policisë një kartëmonedhë me vlerë 1000 lekë të rinj, por policia i ka vënë prangat.

Tentoi të korruptonte policin, arrestohet shoferi që lëvizte pa