AKTUALITET, 9 Prill 2022, 23:33

Zbardhen detaje nga plagosja në lokal, si nisi sherri që degjeneroi në përdorimin e thikës. Kush është autori (EMRI)

Zbardhen detaje nga plagosja në lokal, si nisi sherri që degjeneroi

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Sarandë, ku një 29-vjeçar mbeti i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që nisi mes dy të rinjve brenda ambienteve të një lokali.

Fillimisht sherri ishte verbal dhe më pas degjeneroi në përdorimin e thikës, ku mbeti i plagosur Dino Majko 29 vjeç. I riu fillimisht u transportua në spitalin e Sarandës, por më pas u nis drejt Traumës, për shkak të komplikacioneve.

Autori i dyshuar i plagosjes është Enivled Aliu, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Blutë e Sarandës kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e Aliut.

Sarandë/Informacion paraprak

Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.