AKTUALITET, 10 Janar 2023, 09:09

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Lezhë, bllokohen pusetat, ujërat e zeza dalin në rrugë

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Lezhë, bllokohen pusetat,

Dita e martë ka gjetur qytetarët lezhjanë në një situatë jo normale. Për shkak të reshjeve intensive ka pasur vështirësi në qarkullim në lagjen 'Besëlidhja' dhe në disa zona të tjera përreth.

Për pasojë, janë bllokuar pusetat duke bërë që ujërat e zeza të dalin në rrugë. Kjo ka sjellë dhe vështirësi në lëvizjen e kalimtarëve. 

Bllokimet e disa lagjeve në Lezhë ndodhin sa herë ka reshje të dendura. Pritet që në orët në vijim situata të normalizohet.