AKTUALITET, 7 Janar 2026, 20:43

Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati. Evakuohen dhjetëra banorë

Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati. Evakuohen

Niveli i ujit në lumin Vjosë vijon të rritet. Si pasojë ka dalë nga shtrati. Ndërkohë emergjencat civile të bashkisë së Vlorë, efektivë të policisë ndodhen në zonë.

Niveli i ujit në urën e Mifolit është në rritje dhe autoritet po punojnë për forcimin e argjinaturës për të parandaluar çarjen e argjinaturës. Ndërsa më shumë se 20 banorë janë evakuuar.

Situata paraqitet problematike dhe autoritetet iu kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga zonat e rrezikuara.