AKTUALITET, 7 Janar 2026, 20:14

Inerte e gurë/ Nis ndërhyrja për zhbllokimin e rrugës Prekal-Theth

Inerte e gurë/ Nis ndërhyrja për zhbllokimin e rrugës

Në segmentin rrugor Prekal–Theth ka nisur ndërhyrja për zhbllokimin e aksit nga inertet e rëna prej motit të keq që ka përfshirë Shkodrën ditët e fundit.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci informoi sot se aktualisht po punohet me 2 fadroma, ndërsa ndërhyrja do të vijojë deri në përfundim të plotë të punimeve.

Sipas tij, puna është e vështirë për shkak se përgjatë këtij aksi prej 55 km janë evidentuar mbi 25 pika bllokimi.

“Ekipet janë në terren dhe do të vijojnë pa ndërprerje deri në rikthimin e plotë të qarkullimit dhe sigurisë për banorët dhe përdoruesit e rrugës”, tha Beci.

Në qarkun Shkodër vijon monitorimi i situatës në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, duke mbajtur prioritet sigurinë e qytetarëve.