TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qyteti i Durrësit po përballet me përmbytje masive dhe rreshje shiu intensive. Janë evidentuar 953 banesa, të cilat kanë prani uji brenda dhe nëpër oborret e tyre. Këto banesa gjenden në zonën e ish Kënetës, në Zonën e plazhit, në njësitë administrative Manëz, Rrashbull dhe në lagjen 14 Shkozet.
Bëhet me dije se 160 persona të strehuar në 2 shtëpitë e pushimit, ndërsa 15 grupe pune të po merren me evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga shirat. Rreth 337 biznese kanë prani uji, por pas nuk mbeten as tokat buqësore në njësitë administrative të Katundit të Ri, Sukthit dhe Manzës.
Kjo situatë ka ardhur për shkak të rreshjeve intensive të shiut dhe motit të keq, por ka ardhur edhe si pasojë e mos funksionimit të rrjeteve kulluese të ujit siç janë tubacionet e kanalizimeve dhe kanalet e ujërave të bardha. Grupet e emergjencave civile, po punojnë në terren.