TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata nga moti i keq në qarkun e Gjirokastrës është përkeqësuar, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme.
Deputeti i PD për qarkun, njëkohësisht kreu politik i selisë blu aty, Tritan Shehu, kërkoi sot vendosjen e gjendjes se jashtëzakonshme për fatkeqësitë natyrore në Bashkinë Gjirokastër.
Shehu akuzoi qeverinë shqiptare, pasi në buxhetin e këtij viti i privoi Gjirokastrës amendamentin e propozuar në Parlamentin shqiptar të Fondit të Emergjencës Civile, me vlerë 20 milionë eurosh.
Përmbytja e djeshme sipas Shehut, është krim i paralajmëruar.
“Ngjarjet e djeshme e të sotme, ripërsëritja e përmbytjeve me dimensione e dëme përherë e më të mëdha, vërtetuan domosdoshmërinë e miratimit të atij amendamenti”, u shpreh ligjvënësi demokrat.
Ai gjithashtu ka parë nga afër dëmet infrastrukturore të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm një ditë më parë në lagjet e sipërme të qytetit të Gjirokastrës, një nga qarqet më të prekura nga përmbytjet e fundit në vend.