AKTUALITET, 7 Janar 2026, 16:48

Për herë të parë këtë vit, kryeministri Rama mbledh kabinetin qeveritar

Për herë të parë këtë vit, kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të premten, më 9 janar, ministrat e kabinetit të tij në Tiranë.

Raportohet se takimi do të ketë si qëllim diskutimin rreth objektivave dhe prioritetëve të qeverisë për vitin 2026.

Takimi pritet të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe synon të bëjë një pasqyrë të planeve strategjike dhe projekteve qeveritare që do të jenë në fokus gjatë këtij viti.