TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti Erald Kapri deklaroi se Partia Mundësia nuk do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga Sali Berisha “Zgjidhja për Shqipërinë”.
Sipas Kaprit, Partia Mundësia nuk mund të ulet në një tryezë me drejtuesit e saj të pandehur nga dejtësia, që ka për qëllim luftimin e korrupsionit të kryeministrit Edi Rama.
Ai përmendi konkretisht emra si Ilir Meta, Fatmir Mediu dhe Sali Berisha duke theksuar se mungesa e besueshmërisë në luftën kundër korrupsionit e bën të pamundur një bashkëpunim të tillë.
“Nuk mund të ulemi në një tryezë për të luftuar korrupsionin e Edi Ramës, ku krerët e saj (tryezës) janë të akuzuar për korrupsion. Ne e shohim korrupsionin si problemin kryesor në Shqipëri sot dhe pa besueshmëri në këtë aspekt, nuk mund të na kenë nga pas qytetarët,” u shpreh Kapri në studion e News 24.
Ai shtoi se Shqipëria ka nevojë për një model të ri politik, ku ndëshkimi i korrupsionit të jetë thelbësor dhe ku bashkëpunimet të mos kenë si qëllim goditjen e drejtësisë apo mbajtjen e karrigeve politike. Sipas tij, çdo tryezë politike duhet të synojë reforma reale dhe jo interesa personale.
Deputeti i Partisë Mundësia bëri të ditur gjithashtu se kjo forcë politike ka organizuar tryeza të hapura me intelektualë dhe gazetarë, si pjesë e vizionit të saj për dialog publik.