TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha ka deklaruar në takim me kryeministrin Edi Rama se një nga kolonat kryesore të arsimit të lartë është kërkimi shkencor.
“Kemi rënë dakord të krijojmë një grup të përbashkët pune. Kryefjala jonë është ndërkombëtarizimi dhe sfidat e arsimit të lartë në një Europë që quhet BE. Arsimi i Lartë ka dy komponentë e mëdhenj që janë mësimdhënia, kërkimi shkencor dhe inovacioni. Vazhdoj të mbështes komunikimin me qeverinë për ato shqetësime dhe nevoja që ka arsimi i lartë dhe ato kërkesa që qeveria ka ndaj nesh.
Kjo është një tango që luhet. Ne nuk punojmë për veten tonë apo shoqëria na lë mënjanë. Kërkimi shkencor është një nga sfidat ku duhet të përqendrohemi dhe të rrisim kapacitetet e punës tonë. Ne jemi në atë fazën kur rivlerësojmë vetveten. Është e vërtetë që në një hark kohor 2-3 vjeçar veprimtaria ka nisur të përmirësohet. Pa kërkimin shkencor mbetemi me një kolonë. Këtu ka shumë gjëra që diskutohen”, tha Hoxha.
Ai deklaroi se procesi i anëtarësimit në BE e vë arsimin përballë sfidave dhe standardeve të tjera. Ai theksoi se në BE nuk mund të shkohet me deklarata.
“Janë pafundësisht sa i përket nxënësve që i drejtohen universiteteve. Politikave që duhen për të mbështetur studentin. Ne na ikën një pjesë e ekselencës dhe një pjesë mbetet. Kemi biseduar edhe në disa nga mbledhjet tona. Rritja e përqindjes për arsimin e lartë në institucione publike. Kur flasim për kërkimin shkencor ai do para dhe mbështetje financiare.
Jam dakord që të ketë diferencim por kujdesi duhet treguar. Ne kemi rënë dakord që jemi në fundin e një viti buxhetor dhe planifikojmë një vit të ardhshëm buxhetor. Ne nuk krijojmë strategji vetëm nga pikëpamja financiare por edhe organizative dhe mundësive më të larta për personelin dhe studentin. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE na vë në sfida dhe na përball me standard që duhet t’i mendojmë mirë. Nuk shkohet me deklarata dhe me të qenit se ne jemi. Po përballemi me standard që i zhvillon një shoqëri demokratike. Shqipëri në BE do të thotë të arrish standardet që BE ka. Është një proces i gjatë. Kjo është një mbështetje që i duhet dhënë më shumë arsimit të lartë dhe i duhet kërkuar. Ligji për arsimin e lartë ka standardet e cilësisë. Ligji nuk është autonomi. Është i detyruar për t’u zbatuar.
Ne nuk e përdorim autonominë si mbrojtje por si mundësi për t’u zhvilluar të pandikuar. Është elementi që na disiplinon të gjithëve. Është një proces i dyanshëm. Si rregull pa akreditim nuk ka rankim. Ne jemi në proces akreditimi. Është një proces që zgjat shumë. Kjo nuk të thotë të humbasin elementët që kanë të bëjnë me cilësinë e arsimit të lartë. Procesi i akreditimit duhet të jetë më i lehtësuar nga burokracitë, më i shpejtë në rezultatin e vet. Më pak i kushtueshëm. Është shumë para që ne na ikën nga një institucion publik në një tjetër. Unë do të thoja si kosto e procesit ashtu dhe shpejtësia duhet të jetë një nga prioritetet që ministria duhet të ketë. Kemi nevojë edhe për një vlerësim të vetvetes”, u shpreh Hoxha.