TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një kohë që pedagogë të universiteteve në vend, janë prej javësh në protestë dhe kanë kërkuar përmes një peticioni rritje pagash 50% brenda dy vitesh, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se shumë shpejt, ata do t'i nënshtrohen kontrollit të pasurisë.
Kjo, pasi Rama tha se realiteti i pagave është ndryshe, sepse nuk deklarojnë aq sa marrin.
Edi Rama: Për pagat ka dhe një element. Ne jemi të detyruar që të bëjmë rivlerësim ligjor të thellë të gjithë universiteteve.
E kuptoj mirë që për shkak të një page që është ende jo e kënaqshme në universitetin publik shkojnë në universitete private e aty tjetër deklarohet tjetër marrin, është fakt.
Nuk po them të gjithë por është fakt, nuk mund të pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason se nuk e ha njeri, është shumë e rendë kjo, është periudhë kohore por do iu bëjmë thirrje paraprakisht nëse ka mospërputhje mes pagës së deklaruar e pagës së marrë duhet ta korrigjojnë se procesi do shkojë në kontrollin e pasurisë vetvetiu, si e bën gjithë bota. Nëse më tregon që ke kaq e ke dy vetura e këtë e ketë, më fal ku i gjen këto?
Nuk i gjen nga aktivitete kriminale por nga fshehja e të ardhurave. Realiteti i vërtetë i pagës është ndryshe që të jemi shumë të qartë.