AKTUALITET, 5 Shkurt 2026, 17:59

Aksident i rëndë në Bathore, automjeti përplas për vdekje 65-vjeçaren

Aksident i rëndë në Bathore, automjeti përplas për

Aksident me vdekje në Bathore. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.