AKTUALITET, 5 Shkurt 2026, 19:03

Deputetët e opozitës takojnë kongresmenin Turner: Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar, jetike për Shqipërinë

Deputetët e opozitës takojnë kongresmenin Turner: Lufta pa

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, si dhe deputetja Albana Vokshi, zhvilluan një takim në Uashington me kongresmenin amerikan Michael R. Turner, i cili ka drejtuar për një periudhë të gjatë Komitetin e Inteligjencës në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë këtij takimi, deputetët e opozitës theksuan nevojën e forcimit dhe thellimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke nënvizuar se për Shqipërinë është jetike përkushtimi i plotë ndaj prioritetit të Presidentit Donald Trump për një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Deputetët e opozitës ndanë me kongresmenin Turner shqetësimet e tyre lidhur me këtë prioritet strategjik, si dhe pasojat që, sipas tyre, bashkëqeverisja me krimin e organizuar ka për Shqipërinë dhe për marrëdhënien strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.