AKTUALITET, 28 Dhjetor 2025, 19:56

Vlora disa ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko” ku po festonte bashkia (VIDEO)

Vlora disa ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me

Qyteti i Vlorës ka prej disa ditësh pa ujë të pijshëm. Ndërkohë që thirrjes për të dalë në një protestë gjatë darkës së sotme i janë përgjigjur dhjetëra qytetarë vlonjatë.

Ata janë mbledhur, për të shprehur revoltën e tyre  ndaj pushtetit lokal dhe qendror që u ka lënë pa ujë prej ditësh, përpara Teatrit Petro Marko.

Qytetarët e shumtë shkuan  pikërisht aty pasi bashkia po organizon një festë të fundivitit në ambientet e teatrit për punonjësit e saj.

“Duam Ujë”, ishte thirrja e tyre. Ndërkohë që u tensionuan edhe me policinë që mbronte ambientet ku ishte mbledhur bashkia të festonte.