AKTUALITET, 28 Dhjetor 2025, 17:58

Përplasi për vdekje të moshuarën me makinë, arrestohet 31-vjeçari

Përplasi për vdekje të moshuarën me makinë, arrestohet

Është arrestuar në flagrancë shtetasi O. B., 31 vjeç, pasi shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, kur automjeti që ai drejtonte përplasi këmbësoren F. H., 64 vjeçe, e cila humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

"DVP Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme."- njoftoi policia.