AKTUALITET, 28 Dhjetor 2025, 20:49

Vlonjatët në protestë për ujin, Berisha: Ju lumtë qytetarëve që ua zunë galanë në fyt hajdutëve…

Vlonjatët në protestë për ujin, Berisha: Ju lumtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Vlorës, të cilët kanë 4 ditë pa ujë në çezmat e tyre.

‘Ju lumtë qytetarëve të Vlorës që ua zunë galanë në fyt, hajdutëve që i kanë lënë banorët 3 ditë pa ujë dhe vetë zhgërryhen në festa e salltanete’, shkruan Berisha në Facebook.

Kujtojmë se pasditen e sotme, disa dhjetëra qytetarë të Vlorës u përplasën me policinë duke u futur brenda ambjenteve të teatrit ‘Petro Marko’ ku bashkia po organizonte një mbrëmje gala, në një kohë që banorët ishin 4 ditë pa ujë.

Protestuesit kanë njoftuar se protesta do të vijojë ditën e nesërme në orën 10:00 përpara bashkisë.