AKTUALITET, 11 Maj 2022, 10:09

Rama: SPAK të hetojë të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

Rama: SPAK të hetojë të gjithë politikanët,

Në një konferencë të jashtëzakonshme kryeministri Edi Rama ka folur për Reformën në Drejtësi dhe punën e SPAK, në këto tre vite që nga krijimi i tij.

Sipas Ramës është e nevojshme që SPAK të hetojë të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

“Disa të tjerë e kanë komentuar si presion, apo përpjekje për të fshehur problemet. Për mua më e rëndësishmja është që ky diskutim të bëhet. SPAK mbush tre vjet dhe vettingu edhe pak javë mbush pesë vjet.

Dhe për pak vite pritja e popullit shqiptar për një drejtësi të barabartë mbush 35 vjet.

Ndaj si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht dhe moralisht reformën në drejtësi në emër të forcës politike që i ka dhënë fuqi dhe mbështetje morale apo politike,” tha Rama.

Rama tha se askush nuk mund t’ia heqë atij të drejtën për të komentuar punën e SPAK, duke iu referuar kështu indirekt dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, pasi kjo e fundit kërkoi qëndrimin e politikës larg ndërhyrjes në punët e SPAK.