AKTUALITET, 23 Qershor 2022, 22:15

"Rama shpik sherr me Bullgarinë!"/ Belind Këlliçi: Politika e jashtme e Shqipërisë, e unifikuar me atë të Serbisë!

"Rama shpik sherr me Bullgarinë!"/ Belind Këlliçi:
Belind Këlliçi në TPZ

Belind Këlliçi mendon Edi Rama po ndryshon kursin europian të Shqipërisë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Këlliçi tha se një tregues për këtë, është ajo që e quan, unifikim të politikës së jashtme të Shqipërisë, me atë të Serbisë. 

Sipas Këlliçit, problemi me dështimin e negociatave, nuk lidhet me Bullgarinë dhe se është Edi Rama ai që po shpik një sherr me Bullgarinë. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: PD thotë se Edi Rama po ndryshon kursin europian të vendit. Ku e shihni ju ndryshimin e kursit?

Belind Këlliçi: E shoh te fakti që politika e jashtme e vendit tonë, është e unifikuar me politikën e jashtme të Serbisë. E para, sot që flasim, ke në samit Edi Ramën që ia vë fajin BE-së, burokratëve të Brukselit, të gjithë antarëve, që nuk hapen negociatat, pasi ai vetë ka lajmëruar se i ka hapur disa herë, ka ndarë edhe dekorata. Cfarë faji ka BE, që ti në çdo raport të OKB, të DASH, të KLSH, të Eurostat, del vendi më i korruptuar? Ku hyn BE te korrupsioni, PP-të?

Ylli Rakipi: Bashkimi Europian pra pse e ngatërron punën me Bullgarinë por nuk thotë këto gjëra?

Belind Këlliçi: E kanë bërë të qartë këtë. Ky zotëri shpik sherr me Bullgarinë. Bullgaria nuk i ka vënë veto Shqipërisë, por Maqedonisë së Veriut. Nëse BE do të ishte e bindur që kemi përmbushur kushtet, padiskutim do të bëhej ndarja me Maqedoninë e Veriut. Që të fshihemi pas vetos bullgare…

Ylli Rakipi: Kush po fshihet? Këtë po e thotë BE.

Belind Këlliçi: Nëse BE do të ishte i bindur do të bënte ndarjen.

Lorenc Vangjeli: Nuk e ndan për të mos e lënë vetëm Maqedoninë e Veriut në këtë proces. Dikur ishim ne që e morëm në qafë, tani është Maqedonia e Veriut.