TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Masivi pyjor i fshatit Lajthizë, në Njësinë Administrative të Oroshit në Mirditë, është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Vatra e zjarrit është shfaqur në orët e drekës të së enjtes dhe vijon të jetë aktive në një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.
Në terren ndodhen zjarrfikësit dhe punonjësit e shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Aktualisht bëhet me dije se zjarri nuk përbën rrezik për zonën e banuar.