AKTUALITET, 23 Qershor 2022, 19:15

Protesta e 7 korrikut/ Zbulohet ora kur do të nisë tubimi i qytetarëve! PD: Të përballemi me regjimin e Edi Ramës, bashkohuni!

Protesta e 7 korrikut/ Zbulohet ora kur do të nisë tubimi i

Protesta kombëtare e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha do të mbahet në orën 19:00, të enjten e 7 korrikut.

Faqja e Partisë Demokratike ka shpërndarë në faqen e saj thirrjen për protestë me moton “për të shpëtuar Shqipërinë”.

Ata i bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen me Partinë Demokratike dhe shoqërinë civile në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

“Bashkojuni Partisë Demokratike dhe Shoqërisë Civile më 7 korrik, ora 19.00”, thuhet në postim.

Protesta e 7 korrikut/ Zbulohet ora kur do të nisë tubimi i
Thirrja e shpërndarë nga Komisioni i Rithemelimit