TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka mbërritur sot në Shqipëri ish-zv/presidenti amerikan Mike Pence.
Ai ka vizituar kampin e muxhahedinëve iranianë në Manzë, ku të pranishëm janë kreu i grupit të PS Taulant Balla, kreu i grupit të PD Enkelejd Alibeaj dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.
Të pranishëm janë edhe shumë politikanë të tjerë shqiptarë, si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Belind Këlliçi, Ferdinand Xhaferi, Nasip Naço, e të tjerë.
Mike Pence do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të politikës shqiptare.
Në muajin maj të këtij viti, Shqipëria u vizitua edhe nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
US Vice President Mike Pence arrives in Ashraf-3 in Albania #FreeIran2022 pic.twitter.com/BR6zJWllGs
— Maryam Rajavi (@Maryam_Rajavi) June 23, 2022