TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën në Bruksel nëse deklaratat e tij kanë nënkuptuar se qëndron dikush tjetër pas vetos bullgare që pengon ecurinë drejt BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se “nuk kam nënkuptuar në asnjë mënyrë që është dikush apo ka disa të tjerë pas çmendurisë bullgare, jo është vendim i Bullgarisë”.
“Në mes të një lufte, të vijosh e të luftosh për dicka që e ka transformuar BE në një realitet qesharak, 26 vende, vendet më të fuqishme të botës e rrinë të paralizuar e s’bëjnë dot asgjë se ky është mekanizmi, një vë veton e kaq është
unë nuk jam dakord”.
Pyetje: A po thoni se është një justifikim vetoja bullgare për BE, a ka një nxitje për t’u vendosur kjo veto për Maqedoninë e Veriut e rrjedhimisht për ne?
Edi Rama: Jo nuk mendoj e nuk kam nënkuptuar në asnjë mënyrë që është dikush apo ka disa të tjerë pas çmendurisë bullgare, jo është vendim i Bullgarisë e duhet të jem shumë i qartë për audiencën bullgare, unë nuk është se nuk e respektoj, respektoj cdo shqetësim që ata kanë por jam tërësisht jo dakord e nuk jam fare dakord me mënyrën si ata po e bëjnë këtë gjë duke marrë peng dy vende anëtare të NATO.
Maqedonia e Veriut nuk po hyn në BE, nuk po bëhet anëtare nesër, kështu që ka shumë kohë për ta zgjidhur këtë çështje e procesi si këta njerëz në këtë ndërtesë e kanë formësuar është me kaq kthesa e kurthe në çdo cep gjen një kurth që të ndal dhe Bullgaria mund ta përdorë këtë me dekada.
Pse? Çfarë është kjo? Në mes të një lufte, të vijosh e të luftosh për dicka që e ka transformuar BE në një realitet qesharak, 26 vende, vendet më të fuqishme të botës e rrinë të paralizuar e s’bëjnë dot asgjë se ky është mekanizmi, një vë veton e kaq është unë nuk jam dakord.