TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nga Brukseli kërkuan paqe në Ballkan dhe kjo sipas tyre mund të vijë vetëm nëse të gjitha vendet përfshihen në nismën “Open Balkan”.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se presidenti serb i referohet Kosovës si e “ashtuquajtura Kosovë”, ndërsa për të është “Kosovë”. Por kjo thotë ai, s’duhet të ndikojë për të sjellë një tjetër luftë në rajon dhe se ata duhet të bashkëpunojmë për të lënë pas fantazmat e së shkuarës.
Nga ana tjetër, presidenti Vuçiç tha se nuk do të donit që të rikthehej edhe njëherë në Ballkan ajo që po ndodh aktualisht në Ukrainë. Sipas tij, ata kanë pasur shumë trysni nga liderët perëndimorë për nismën “Ballkani i Hapur”.
Aleksandër Vuçiç: Unë besoj se e ardhmja është në duart tona. Nëse do të nisim të lidhemi, të integrohemi midis njëri-tjetrit. Nëse do të sigurojmë qarkullimin e lirë të mallrave, kapitaleve. Kjo është ajo që duhet të bëjmë. Duhet të jemi më të përkushtuar për rezultate. Pata një diskutim të gjatë me presidentin francez dhe besoj se Ballkani Perëndimor ka të ardhme evropiane. Kjo që ndodhi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte e padrejtë. Nuk mund të qajnë dhe të bërtasim. Na duhet të punojmë dhe të krijojmë një mjedis më të mirë.
Edi Rama: Përmendët apo përdorët fjalët a do të bhet një bashkpëpunim vërtet rajonal. BH është mekanizmi i parë vërtet rajonal i bashkëpunimit sepse po prodhon rezultate për njerëzit. Ballkani nuk është vendi i Jezusit por Shën Thomait, ne nuk besojmë po nuk vendosëm dorën në plagë. Është një tryezë e hapur për të gjithë. Aleksandri e quan e 'ashtuquajtura Kosovë', unë e quaj Kosovë dhe pikë. Sikur ne do të luftoni ç’vend do të kishte qenë Balkani. Ky është një projekt, Ali Ahmeti e thotë thjeshtë: Ne nuk duam luftë tjetër dhe duam që të mbajnë sa më larg të jetë e mundur çdo fantazmë nga shkuara apo e tashmja. Nuk duhet të jetë problemi i qeverisë së Kosovës për të ardhur, por duhet të kishte qenë problemi i Serbisë për të pranuar. Kjo paqe përfundimtare që kërkojmë do të vijë përmes Ballkanit të Hapur.
Aleksandër Vuçiç: Kemi ftuar deri më tani qindra herë të gjithë të tjerët. Kurdo dhe sa herë që e bëjmë e bëjmë për hir të popullit tonë. Gjithmonë ka pasur këtë pyetje ku janë të tjetër. Kemi pasur trysni nga shumë vende të fuqishme për nismën. Por ne po bëhemi gjithnjë edhe më të fortë se po besojmë te kjo. Kemi një vetëbesim më të madh sot dhe e dimë që duhet të mbajë paqe dhe qetësi në rajon. Kjo është ajo që dimë. Thjeshtë hidhni një sy Ukrainës, doni ta shihni këtë në Ballkan. Unë nuk dua. Mos e nënvlerësoni nismën tonë.