AKTUALITET, 7 Maj 2022, 11:53

Rama sulmoi SPAK, ja si i komenton sekretari i përgjithshëm i PS: Mesazhet politike i jep për ata që duan t’i…

Rama sulmoi SPAK, ja si i komenton sekretari i përgjithshëm i PS:

Kryeministri Edi Rama sulmoi SPAK gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste duke thënë se i ka sosur durimi me faktin që “peshkaqenëve të mëdhenj ende nuk u ka hyrë gjemb në këmbë”.

Pas mbarimit të mbledhjes, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie është pyetur në lidhje me akuzat e bëra nga kreu i qeverisë ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Gjiknuri u shpreh se “si drejtues i PS dhe drejtues ekzekutiv i vendit, Rama i jep mesazhet poltike i jep për ata që duan t’i dëgjojnë dhe kuptojnë”.

“A ju duken normale?”, u pyet ai.

‘Ju lutem, unë isha këtu për të komunikuar vendimmarrjet e partisë, do keni rastin të pyesni vetë kryeministrin. Kryeministri është drejtuesi i forcës mazhorancës dhe i drejtuesi ekzekutiv i këtij vendi dhe mesazhet politike i jep për ata që duan t’i dëgjojnë dhe kuptojnë”, përfundoi Gjiknuri.