TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se maxhoranca nuk e ka ende një emër për garën e Presidentit.
Ai tha se po ta kishte do e kishte nxjerr në publik këtë emër dhe do e kishte paraqitur në tryezën e negociatave për ta diskutuar me kandidatë të tjerë të mundshëm.
Kryeministri iu përgjigj dhe opozitës për deklaratat se do dërgohet një letër dhe ku do paraqiten kriteret për Presidentin e ri.
“Ne nuk e kemi ende një emër, se po ta kishim do e kishim bërë publik, do shkonim në tryezë, për emra të tjera. Kam dëgjuar që do bëjmë në letër, do vendosim kritere. Ne kemi qenë në dy procese kur kemi qenë ne opozitë kur ata si kishin votat Dhe një proces që i kishin votat që nxorri në dritë procesin që nxorri presidentin më partiak, Bujar Nishani.
Ne nuk ishim naiv që po të shkonim në atë tryezë do merrnim Presidentin, por bëmë pjesën tonë.
Unë kriterin e parë do vija të ketë lindur në hënë, të jetë rritur në hënë dhe të vij me dëshmi penaliteti nga hëna. Ky do ishte perfekt, por nuk behet.
Ne jemi në këtë proces, jo për të larë gojën se s’kemi gojë për të larë. Goja është larë, gojë për të larë kanë ata që jashtënxjerrin nga mëngjesi deri në darkë”, tha Rama.