AKTUALITET, 7 Maj 2022, 09:53

Pas zgjedhjes së kreut të Këshillit Kombëtar të PD, Vokshi: Hera e parë që një parti politike kryen një proces kaq transparent

Pas zgjedhjes së kreut të Këshillit Kombëtar të PD,

Një ditë pas zgjedhjes së kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka dalë në një konferencë në selinë e PD.

Albana Vokshi deklaroi se Edi Paloka u shpall me mbi 65% të votave kryetar dhe se është hera e parë që një parti politike kryen një proces kaq transparent.

“Paloka u shpall me mbi 65% të votave kryetar i rizgjedhur i Këshillit të PD. Është për herë të parë që një parti politike kryen një proces kaq transparent dhe demokratik ku thelbi i procesit është vota”, tha Vokshi.