TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas publikimit të një video mbrëmjen e së premtes nga momenti kur anëtarët plotësojnë procesverbalin pasi kanë numëruar fletët e votimit për kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së.
Deputetja Albana Vokshi u shpreh se nxjerrja e pamjeve ku numëruesit bëhen lëmsh me shifrat se sa anëtarë ishin prezent ishte e qëllimshme dhe dashakeqësi.
Vokshi u shpreh se procesi ishte shumë transparent dhe video, ku ishte prezente edhe vetë ajo, është nxjerrë nga konteksti.
“Keni filmuar keni qenë live, keni parë se kush ka votuar. Mund t’i rikthehemi bashkë edhe videove për të numëruar gjithkënd që votoi. E theksoj që ka pasur mikrofon në vendin e votimit, është bërë numërimi i fletëve të ndara për Elnin dhe Edin, ju e kishit rezultatin e votimin.
79 dhe 132 e kishit përpara se të shpallej zyrtarisht. Një proces i tillë I qëllimshëm dhe dashakeqësi, e dalë jashtë kontekstit. Nuk është e rëndësishme, por do e shpjegoj në respekt të publikut shqiptar që na ka ndjekur. Diskutimi për të cilin bëhet fjalë, është e shkëputur, është rreth fletëve totale të votimit që janë vënë në dispozicion të dy tavolinave të votimit, është një numër total i parëndësishëm, madje s’ka as rubrikë për numrin total të fletëve, është i parëndësishëm, nuk ishin informuar as komisionerët për numrin total të fletëve. Diskutimi po bëhej për këtyre. Ky nuk ë bën dot pis këtë proces, askush nuk e cenon integritetin e këtij procesi demokratik. Partia Demokratike është e vendosur për transparencë, pavarësisht pengesave të ndryshme që mund të hasen”, tha ajo.