TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi të prerë në Asamblenë e PS-së për procesin e zgjedhjes së kryetarëve të rinj të partisë. Ai tha se duhet “të shmangen nxjerrjet në ballë të drejtuesve të partisë që janë rezultat i konflikteve apo i përplasjes”
“Garancinë për të qeverisur më tutje nuk na e japin punësimet në shtet. E kam thënë pavarësisht se rezistenca e brendshme në këtë drejtim vazhdon”, theksoi Rama.
Ne duhet të shkojmë pa humbur kohë në bashkëdrejtimin e partisë në nivelin bashkiak e më tutje me të parë e me të bërë sipas rezultateve e sipas analizave që do pasojnë.
Përtej procesit e procedurës me rëndësi të mbahet parasysh se kjo nuk është një zgjedhje e radhës në PS, por zgjedhje me një rëndësi të madhe strategjie për të ardhmen e PS. Jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme vendore për të cilat ne e kemi nisur punën e të cilave do i kushtojmë vëmendjen e të gjithë pjesës së dytë të këtij viti e pjesës së parë të vitit në vijim, por me rëndësi të madhe për vitet që vijnë për të gjithë këtë dekadë se është domosdoshmëri t’i japim drejtimit një impuls të ri e profil të ri politik që na mungon për hir të të vërtetës.
Një profil të ri që na siguron që partia ka zë në territor e ku kryetari i partisë s’janë as hije të kryetarëve të bashkisë as konkurrentë, as burokratë që bëjnë politikën e kuadrit të qeverisë, as zyrtarë që merren me punësime, por janë zëdhënës politikë të PS.
Janë njerëz që përcojnë zërin e PS në territor, organizojnë komunikimin e partisë në territor e dinë të ballafaqohen me njerëzit me modesti e argumente, që i prijnë PS pa pasur agjenda të tjera e që janë shtrati i ri politik i PS të të nesërmes.
Ndaj për këtë arsye procesi duhet të jetë i vërtetë e i përpiktë në gjithë hapat e vet.
Duhet të shmanget cdo lloj formalizmi në këtë proces, duhet që Asambletë e partisë të jenë aktive por mos kenë monopolin e procesit, të shmangen nxjerrjet në ballë të drejtuesve të partisë që janë rezultat i konflikteve apo i përplasjes për të ndryshuar ekuilibrin e forcave mes grupeve të ndryshme.
Në këtë proces na duhet një zgjedhje e cila të garantojë një transformim të PS, që është i domosdoshëm për të përballuar sfidën e së nesërmes e garantuar vazhdimësinë e PS si forcë qeverisëse, ky është thelbi.
Garancinë për të qeverisur më tutje nuk na e japin punësimet në shtet. E kam thënë pavarësisht se rezistenca e brendshme në këtë drejtim vazhdon.