TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku pritet të diskutohen zgjedhjet e reja të kryetarëve të PS në 61 bashki dhe programi i partisë për pjesën e dytë të vitit.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri tah se PS “nuk e ka garën me të tjerët por me vetveten”.
“Kjo reformë i shërben rifreskimit e vetë korrigjimit, qënia gjatë në pushtet ka dhe rreziqet e veta, mund të biesh në një lloj gjumi e kurth, s’ka formulë të suksesit afatgjatë po s’pate riformim.
Ky proces që do ndjekim i shërben forcimit të organizatës jo vetëm me njerëz të ri por të bëhet një organizatë me skelet të fortë strukturor organizativ që pavarëisht garave a humbjeve në vende të caktuara të kemi parti solide që është gjithmonë gati të ringrihet apo të korrigjojë gabimet.
Do bëhet procesi i vecantë për zgjedhjen e kryetarëve të partisë, do jetë proces konkurrues, do kemi ballafaqim idesh para anëtarësisë, jo më atë mënyrën e ngushtë të propozimit të kandidatëve”.
Duke folur per zgjedhjet vendore te vitit qe vjen, Gjiknuri shprehu bindjen per “fitoren e shumices derrmuese te bashkive”.
“Për t’u përgatitur si duhet që ne zgjedhjet vendore të ballafaqohemi. Jam i bindur që kjo parti do jetë përsëri e pamposhtur e do i fitojë pjesën dërrmuese të bashkive pse jo të gjitha, por jam i bindur që pjesa dërrmuese do jetë prapë në drejtimin e PS por kjo do punë e duhet nisur që sot. Na pret punë intensive, kemi kohë të mjaftueshme të riorganizohemi e të ballafaqohemi me njerëzit më të mirë, të shohim ku janë problemet reale e identifikojmë njerëzit e duhur që do udhëheqin partinë”.