AKTUALITET, 20 Dhjetor 2021, 20:29

Rama nxjerr në “tik tok” videon kur tërhiqet flamuri serb, i riu bie në tokë nga lartësia: Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët!

Rama nxjerr në “tik tok” videon kur tërhiqet flamuri serb,

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në platformën “Tik Tok” momentin kur një i ri ka tërhequr flamurin serb nga shtylla ku ishte vendosur për ta grisur.

Flamuri shqyhet në mes dhe pjesa tjetër mbetet ende lartë. I riu bie nga një lartësi e konsiderueshme, teksa Rama shkruan.

“Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo???? Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët????”

@ediramatiktok

Unë tradhëtar dhe ky patriot i bie apo jo???? Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët????

♬ original sound - EdiRamaTikTok