AKTUALITET, 21 Korrik 2025, 12:27

Rama me padagogët: Duhet rishikuar Ligji për Arsimin e Lartë, mbyllëm doktoraturat se ishin kot

Rama me padagogët: Duhet rishikuar Ligji për Arsimin e Lartë,

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, ku u diskutuan të dhënat e mbledhura gjatë një cikli 4-vjeçar pune intensive për vlerësimin e universiteteve në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e këtij procesi si pjesë e vizionit për një “Universitet 4.0”, duke nënvizuar se raporti përfaqëson një bilanc të vlefshëm për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit të lartë në vend. “E kërkuam këtë takim për një bilanc të punës intensive në një 4-vjeçar kohor, i cili meriton respekt dhe falënderim për angazhimin,” tha ai.

Sipas Ramës, raporti nxjerr në pah progresin e bërë, por edhe sfidat e shumta që mbeten për t’u përballuar. “Ndërkohë që ne ecim përpara, bota fluturon. Dhe për të kapur ritmin, për t’i dhënë të rinjve tanë një ofertë akademike serioze e konkurruese, duhet të shtyjmë me shumë forcë përpara,” theksoi ai.

Rama shtoi se Shqipëria, në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka nevojë për një rishikim të ligjit për arsimin e lartë, i cili duhet të reflektojë përvojën e akumuluar deri më tani, por edhe zhvillimet më të fundit në sistemet akademike moderne. Ai bëri thirrje për një qasje të guximshme dhe të vendosur për të adresuar sfidat, duke përmendur se ky është një moment kyç për t’i dhënë arsimit të lartë shqiptar një hov të ri drejt standardeve europiane.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është Atdheu i plagjiaturës, duke theksuar se ky është një fakt që nuk fshihet dot.

Rama deklaroi se plagjiatura është i vetmi element që mbeti pa adresuar, ndërsa preku edhe çështjen e mbylljes së doktoraturave.

Kreu i qeverisë deklaroi se doktoraturat se ishin kot, duke dhtuar se “doktorantët e rinj janë në proces, shpresoj mos jenë berberë”.

Edi Rama: Ndërkombëtarizimi ka filluar patjetër, po jep disa rezultate, por jemi larg. Nëse nuk do të pranojmë që jemi larg, nuk do të ecim dot më shpejt përpara.

Jemi larg, ambicia jonë duhet të jetë shumë më e madhe dhe pajtimi ynë me të shkuarën, në kuptimin se çfarë kemi bërë është një çështje për ta vendosur në tryezë.

Në momentin që e lëmë këtë punë, fillojmë i themi vetes ‘ja se bëra, këtë e atë’. Po përsa kohë jemi në këtë punë, asgjë s’kemi bërë. Duhet të bëjmë më shumë, të bëjmë diçka ndryshe, të shpikim çdo ditë se përndryshe nuk e çojmë dot punën me shpejtësi përpara. Plagjiatura që ky është Atdheu i plagjiaturës këtë e dimë shumë mirë, apo jo, ta fshehim tani.

U bë zhurmë e madhe, gjithë ajo lëvizja e madhe atëherë, pakti për universitetin, i vetmi element që mbeti pa adresua është plagjiatura. Është fakt, jo opinion. Jo se duhet ta adresojë vetë subjekti, jo po se duhet të ketë reflektim nga autori i plagjiaturës. Plagjiatura nuk është e adresuar siç duhet, të jemi realistë.

Patjetër që i bëmë një mbyllje dhe jo të shkurtër doktoraturave, se më mirë djepi bosh se shejtani brenda, Doktoratura kot, tani ka rifilluar me gjasën se disa gjëra janë vendosur në vijë, por edhe sot që flasim i kemi në proces ato doktorantët e rinj që do të vijnë, që shpresoj të jenë doktorantët dhe jo berberë.