AKTUALITET, 20 Korrik 2025, 20:11

Sërish të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset një ish-efektiv policie

Sërish të shtëna me armë zjarri në Sarandë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në qytetin e Sarandës, ku përsëri janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, kësaj here në lagjen nr.4 të qytetit.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje në rrugën “Mitat Hoxha”, ku një person ka mbetur i plagosur. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe i plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Sarandës.

Sipas burimeve, i plagosuri është Adil Veli, 54 vjeç, që ka qenë më parë efektiv policie. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.