AKTUALITET, 20 Korrik 2025, 16:48

"Puna nuk vlerësohet për 1.5 vite", Pas bashkisë së Fushë-Arrëzit, edhe Puka del kundër shkarkimeve të Ramës

"Puna nuk vlerësohet për 1.5 vite", Pas bashkisë
Rrok Dodaj

Urdhri i Kryeministrit Rama për shkarkimin pa motiv të drejtorëve dhe nënkryetarëve të bashkive në vend, nuk është zbatuar as në Pukë e Fushë Arrëz, bashki të drejtuara nga të demokratët. Kryebashkiaku i Pukës Rrok Dodaj thotë se nuk mund të vlerësohet puna për 1 vit e gjysmë, ndërsa qeveria sipas tij duhet të përshpejtojë procesin e legalizimeve në këto zona.

Urdhri i kryeministrit Rama për largimin e n/kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të njësive administrative nuk ka gjetur zbatim tek bashkitë e djathta. Një urdhër i tillë nuk është zbatuar as në Bashkinë Pukë. Kryebashkiaku Rrok Dodaj thotë se nuk mund të vlerësohet performanca e administratorëve për 1 vit e gjysmë, duke konfirmuar se në bashkinë që ai drejton nuk ka pasur dorëheqje…

Dodaj shton se kërkesa kryesore për qeverinë është legalizimi dhe dhënia e certifikatave të pronësisë, një problematikë e madhe që po vijon prej vitesh pa një zgjidhje…