TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pëllumb Pilinçi, ishte një ndër "politikanët" e parë të lartë që mbërritën në Theth pas prishjes së ndërtimeve pa leje nga qeveria, duke mbështetur banorët dhe duke paralajmëruar fundin e pushtetit të Edi Ramës.
Pas bujës që bëri vizita dhe fjalët e tij në Theth dhe zona të tjera të Shqipërisë, Pilinçi u ftua që të shpërndajë mesazhet e tij të larta patriotike edhe në Kosovë.
Ai mbërriti atje shoqëruar me një eskortë sigurie të denjë për udheqës të rangut botëror si presidenti Trump, apo Erdogan. Në një mision që ai vetë e quan “Ribashkimi i trojeve shqiptare”, Pilinçi u shfaq në zemër të Kosovës me bashkëpunëtorët e tij dhe u prit nga dhjetra banorë si dhe ish-luftëtarë të UÇk-së të veshur me uniforma.
“Nuk ka fe, as parti që e ndal ribashkimin” deklaroi Profesor Pilinçi gjatë fjalës së tij në takimin entuziast në Kosovë.