TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer sot rubrikën “Sy m’Sy” ku në një lidhje live nga rrjetet sociale iu përgjigjet pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët.
Kryeministri Edi Rama teksa komentoi vendimin për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë të zaptuara, u shpreh se në kryqytet ka pasur një situatë jo të zakonshme, referuar arrestimit të Erion Veliajt që ndodhet në burg prej 10 Shkurtit.
Rama u shpreh se Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet, duke theksuar se PS ka riorganizuar tërësisht veten.
Kreu i qeverisë theksoi se “deputetët në pozicion më kërkues, për sa i përket pikërisht për të qëndruar afër dhe për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre”.
Rama: Kemi pasur në Tiranë një situatë, ju e dini shumë mirë, jo të zakonshme. Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet.
Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për sa i përket pikërisht për të qëndruar afër dhe për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre.
Ka qenë absolutisht nga të katërt anët e kryeqytetit e qartë kërkesa nr 1 që na çlironi hapësirat publike.
Në zgjedhje për herë të parë isha pjesë e skuadrës së Tiranës, e ndryshe nga fushatat e tjera kam pasur një seri të gjatë takimesh dhe praktikisht kam mundur të shoh e kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna.
Kam vënë re dy gjëra që më bënë shumë përshtypje, një transformimi i madh pozitiv që ka pësuar kryeqyteti, edhe në territore periferike, por nga ana tjetër negative në aspektin e një ekspansioni të kufijve të veprimtarisë së njësive të shërbimit në hapësirat publike. Kjo ishte baza e një shqetësimi”.
Rama u pyet nga komentuesit se pse po e bën pikërisht tani në sezonin e turistëve këtë aksion, që mund të dëmtojnë sipas tyre imazhin e Shqipërisë.
Rama tha se diçka e tillë është “teori kot pa asnjë lloj vlere”.
Pyetje: Po hiqni xhamat dhe po lini karriget, ku janë hapësirat? Pse nuk e bëtë pas verës?
Rama: Nuk do shkojmë në ekstreme të kësaj natyre dhe do të arrijmë hap pas hapi të krijojmë një vijë të padukshme por të pranuar nga të gjithë ku 70% parimisht e trotuarit ku njerëzit do të ecin të jetë e lirë për njerëzit dhe 30% për shërbimet, bizneset, është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë. Por nga ana tjetër është e shëmtuar që këto shërbime të kthehen në zaptime në presion dhe pamundësi për komunitetin… Teoria e turistëve është teori kot që nuk ka asnjë lloj vlere. Kush ishte qeveria që e lejoi këtë zaptim? Jemi në kushtet e një mobilizimi.