TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video në rrjetet sociale prej aksionit në Tiranë për lirimin e hapësirave publike. Kësaj here videoja tregon një pjesë të zonës në Komunën e Parisit, pas aksionit për heqjen e tendave metalike të lokaleve.
Rama shkruan “Live nga zemra e çliruara e Komunës së Parisit”. Aksioni ndaj ndërtimeve pa leje vijon në gjithë Shqipërinë, teksa nesër në rubrikën “Sy m’Sy”, kryeministri do përgjigjet lidhur me këtë veprimtari të qeverisë muajin e fundit.