TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë publikuar pamjet e konfliktit të rëndë midis disa personave në zonën e Llamanit të Himarës. Sipas policisë dy persona, 34-vjeçari A. M., dhe 24-vjeçari K. M., janë konfliktuar fizikisht dhe kanë tentuar të godasin me sende të forta 74-vjeçari Ll. Q., pasi i moshuari dërgoi dy punonjësit e tij R. L dhe R. A., të shpërndanin disa fletëpalosje për të reklamuar biznesin e tij, që ndodhet afër me subjektin e palës tjetër të përfshirë në këtë konflikt.
Sipas policisë, asnjë nga personat e përfshirë në këtë konflikt nuk ka ngelur i lënduar, pasi konflikti është neutralizuar në kohë nga efektivët e Policisë.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në përfundim të veprimeve proceduriale do të referojnë materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme.