AKTUALITET, 4 Mars 2025, 09:58

Rama-komentuesit: Ju ka lënë Luli me traumë të madhe. Ju të kënetës keni probleme me aritmetikën! Ja sa shqiptarë janë larguar nga vendi që prej 2012-ës

Rama-komentuesit: Ju ka lënë Luli me traumë të madhe. Ju

Kryeministri Edi Rama thotë se nga viti 2012 deri në vitin 2024 nga Shqipëria, sipas të dhënave të censit “janë larguar 400 mijë shqiptarë dhe jo 1 mln, apo 2 mln siç thotë këneta”.

Përmes rubrikës “Sy më Sy” në Facebook kryeministri iu përgjigj komentuesit, i cili i vuri në dukje largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria për shkak të politikave të qeverisë Rama.

Por sipas kryeministri tashmë “ne po jetojmë në një botë të lirë dhe lëvizjet janë normale.”

Në përgjigjen e tij nuk mungoi as ironia ndaj opozitës.

“Problemet me aritmetiken ju që flisni në emër të kënetës i keni shumë të rënda, sepse ju ka lënë Luli me një traumë të madhe dhe pastaj futet edhe bufi në mes dhe ju nuk merrni vesh se çfarë flisni”, tha Rama.

Edi Rama: Problemet me aritmetiken ju që flisni në emër të kënetës i keni shumë të rënda, sepse ju ka lënë Luli me një traumë të madhe dhe pastaj futet edhe bufi në mes dhe ju nuk merrni vesh se çfarë flisni ..që nga 2012 deri 2024 sipas censusit janë 400 mijë që kanë lëvizur as 1 mln as 2 mln, dhe Shqipëria sot është 2,4 mln dhe ata që kanë lëvizur kanë në të drejtën e tyre që lëvizin. Nuk jemi më as piramidat, jemi në një botë të lirë më vjen shumë keq për ty, nëse kjo që bën Shqipëria sot të duket karagjozllëk.