AKTUALITET, 3 Mars 2025, 21:26

"Ia dhuroi njëherë partinë Bashës!"/ Baton Haxhiu për primaret: Berisha ka më shumë interes të mbajë partinë, sesa të fitojë!

"Ia dhuroi njëherë partinë Bashës!"/ Baton Haxhiu

Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për primaret e Partisë Demokratike. 

Ai deklaroi se Berishës i intereson të mbajë partinë, ndaj gjasat janë që listat përfundimtare të plotësohen më të shumti me besnikë të tij. 

"Po nis nga pastrimi i shtëpisë. Ky pastrimi i shtëpisë, doktor Berisha e ka bërë gjatë turit të tij dhe ka hequr, ka larguar njerëzit që kanë patur njëfarë fryme demokrate dhe peshën intelektuale. Një pjesë e militantëve me ashpërsi i ka përbuzur.

Te pastrimi i shtëpisë, nuk besoj se doktori do të lërë asnjeri që nuk është luajal 100% edhe me kushtin që PD do të humbë dhe nuk do të ketë suksesin që dëshiron.

Ajo që ka bërë doktori, është një procedurë elektorale, për të parë ku qëndrojnë njerëzit. Ky evidentim, i jep atij si njeri i veçantë në PD, të përzgjedhë ekipin e tij dhe ai do ta bëjë këtë, pa marrë parasysh votat. Do të respektojë një pjesë prej tyre, ata që janë në krye dhe janë luajal ndaj doktorit, do ti fusë në listë, për të treguar se është proces demokratik. Por të tjerët, edhe nga fundi dhe mesi i listës, do ti përzgjedhë për të focuar listën e vet.

Primaret te PD edhe pse duket proces demokratik, janë ekskluzivisht proces i matjets së elektoratit për njerëzit që i duan dhe që mund të jenë adhurues të votuesve por jo të vendosur në listë sipas këtj adhurimi. Berisha ia ka dhuruar njëherë PD-në Bashës në 2013. Berishës i intereson fitorja, por nuk e ka domosdosmëri sa ka mbajtjen e partisë dhe betejën pas saj", tha Haxhiu.