AKTUALITET, 3 Mars 2025, 23:18

Ulërimat e Trump ndaj Zelensky-t, Arlind Qori: Ishte e mirëmenduar, i hoqi prizën live, Trump i paparashikueshëm!

Ulërimat e Trump ndaj Zelensky-t, Arlind Qori: Ishte e mirëmenduar, i

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua përplasja e ashpër e presidentit të SHBA-ve, Trump me presidentin ukrainas, Zelensky dhe sinjalet që po jep Amerika e Trump për botën. 

Qori tha se Ukraina nuk u fut në luftë vetëm për patriotizëm, por se kishte "krahët e ngrohtë" nga SHBA, ndërsa sot po braktiset me një sherr të transmetuar live në televizion. 

"Po ta vësh re, përveç Berishës që është shprehur pro Trump, të tjerët kanë heshtur. Të tjerët janë fshehur.

A mund të jetë SHBA udhëheqëse e botës së lirë? Udhëheqëse po, sepse janë të fuqishëm ushtarakisht dhe ekonomikisht. Çështja është si. Herën e fundit bashkoi votat me Rusinë dhe Bjellorusinë... Pra udhëheqës mund të jetë, por në një konfigurim të ri. 

Mund të flasim për perandoritë, por shtete e mëdha nuk udhëheqin vetëm nëpërmjet forcës dhe kërcënimit, duke u shkuar nga pas interesave të ngushta materiale, por duke qenë partnerë të besueshëm. Ti duhet të kesh luajalitet, që të projektosh besim që nesër nuk do të ndryshojë gjithçka. Ukrainasit janë në luftë për të mbrojtur vendin e tyre. E kanë nisur nga patriotizmi, por edhe nga fakti që i kanë patur krahët e ngrohta. SHBA dhe Evropa u kanë ngrohur krahët, që do të jemi me ju deri në fnd. Trump heq prizën live. Mendoj se ka rëndësi edhe forma në këtë rast. Bie dakord që nuk ka qenë e rastësishme forma. Ka qenë e mirëmenduar dhe ideja ka qenë të projektojmë kudo në botë, që SHBA janë jo vetëm të gjithëfuqishme por nuk kanë kufij të brendshme.  

Trump herën e kaluar nuk kishte gjithë Kongresin me vete, sot ka më shumë pushtet, sepse dy dhomat e Kongresit i ka me vete.  Ata senatorë dhe kongresmenë janë "yes man". Dominimi mbi partinë është total. Në 2016-2020, kishte divergjenca brenda partisë. Tashmë është sundimtar i plotë i Partisë Republikanë dhe i binden verbërisht. Rubio përshembull ishte pak në siklet aty, mirëpo në qëndrimet publike edhe Rubio është tërësisht, nuk thotë as gjysmë fjale.

Senatorë dhe kongresmenë amerikanë, po kërkojnë haptazi përmbysjen e Zelenskyt. Madje jo të ikë se kërkon populli, por me hir apo me pahir.

Për të thënë të vërtetën, SHBA nuk e ka për herë të parë, por dikur e justifikonte logjika e Luftës së Ftohtë. Por sot jemi në kushte të ndryshme.

Asokohe Bshkimi Sovjetik ishte alternativë, por sot SHBA po u thotë aletëve që gjithcka është në lojë. Trump është i paparashikueshëm dhe e mbështet pushtetin, te fakti, që mund të bëjë gjithçka. 

Më shkoi mendja në shekullin XI, ka qenë perandor Henriku IV, ndejti në gjunjë para Papës, derisa ta falte, por prapë raporti është fisnik. Këtu të krijohej përshtypja që ky komunikim, mund të përfundojë më keq se studio më e ulët televizive në Shqipëri", tha ndër të tjera Qori.