TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Diplomati dhe historiani Paskal Milo, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e cilësoi debatin e ashpër mes presidentëve Trump dhe Zelensky si një kurth të parapërgatitur nga mikpritësi amerikan ndaj homologur ukrainas, si presion për të pranuar kushtet amerikane për marrëveshjen mbi mineralet e rralla. Milo e quajti këtë largim të SHBA-ve një ndryshim të madh të karakterit global.
“Bota nuk ka parë një ngjarje të tillë. Kjo nuk duhej bërë publike. Takimet mes kryetarëve të shteteve janë me protokoll shumë të rreptë, se kush do të jenë pjesëmarrës, jo më të ketë mjete të medias elektronike. Ka qenë grackë e parapërgatitur për t’i bërë presidentit të Ukrainës, presion për të pranuar kushtet, për ta vënë në pozitë të vështirë, duke i thënë edhe diktator.
Fakti që rezistoi përballë ofertës së Trumpit dhe që kërkoi të viheshin garancitë e sigurisë për Ukrainën. Presidenti Trump nuk e pranoi për dy arsye. Se kishte biseduar me Putin që nuk donte elemente sigurie për Ukrainën dhe Trump në lojën e vet të madhe nuk pranon që të ketë në të ardhmen një president si ky aktuali dhe këtij t’i krijohen vështirësi që të largohet. Kemi ndryshim të madh të karakterit global.
Rusia ka qenë kundërshtare e SHBA. Rusia dhe Kina krijuan BRIKS. Interesi i SHBA është të ndajë Rusinë nga Kina se beteja është Lindja e Largët, dhe do që të pajtohet me Rusinë. Kisingeri me Nixonin në kohën e tyre nuk ishin në marrëdhënie me BS, por me Kinën dhe Kina e vitit 1972 ishte armiqësore me Rusinë. Gjithë loja ishte të largonin Kinën kundër Rusisë. Tani duan të afrojnë Rusinë kundër Kinës”- tha zoti Milo.