TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u diskutua urdhri i Ramës drejtuar deputetëve të PS-së që të mos godasin më SPAK për të mbrojtur Veliajn, duke marrë si shkak intervistën e deputetit socialist Etien Xhafaj.
Analisti Enton Abilekaj u shpreh se ky është tregues së Rama e ka lënë vetëm Veliajn, pasi bëri tre ditësh zhurmë. Abilekaj tha se SPAK nuk do të preket sepse BE e ka vënë prioritet luftën kundër korrupsionit dhe kusht për anëtarësimin.
“Kjo është një lënie vetëm e Veliajt nga Rama, pasi bëri tre ditë zhurmë. Çfarë është garancia e vetme që Rama të rishikojë qëndrimin e tij ndaj SPAK-ut? Rama ka kalë beteje të fushatës anëtarësimin në BE dhe reformën në drejtësi.
BE e ka çuar Shqipërinë në rreshtin e parë për anëtarësimin vetëm prej punës së SPAK-ut dhe u çua nga Maqedonia për të zënë vendin e Serbisë, bashkë me Malin e Zi. E vetmja rrugë është të mos prekte SPAK, por të forcohet edhe më shumë.
Puna e SPAK pavarësisht dëshirës së Ramës nga kjo maxhorancë nuk preket dot, por edhe Berisha ka zbutur gjuhën, dhe nuk mund ta prekë se prish marrëdhënien me BE-në, nëse fiton zgjedhjet”- tha Abilekaj.