AKTUALITET, 3 Mars 2025, 23:24

"Zelensky, mjaft i zgjuar, ndaj u acarua Trump"/ Preç Zogaj: Interesi ynë është që të mos ketë thyerje SHBA-Evropë

"Zelensky, mjaft i zgjuar, ndaj u acarua Trump"/ Preç Zogaj:

Analisti Preç Zogaj, duke folur për përplasjet mes SHBA-ve dhe Evropës pas ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se interesi i Shqipërisë është që të mos ketë thyerje SHBA-Evropë.

“Në të voglën e Shqipërinë tonë, interesi është që të mos ketë thyerje SHBA-Evropë. Ky është edhe interesi i Evropës, nga Kanadaja në Turqi. Duke dhënë mesazhin që jemi të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës, ne duam të kemi marrëdhënie me SHBA se janë dy krahët e një trupi. Ne si Shqipëri duam që të ndodhë kjo. Ka disa vende që shërbejnë si ura. Trumpi e ka ofenduar Evropën. Më shumë e ka ofenduar zëvendësi, JD Vance, që e fyu Evropën kur tha se ka ardhur një sherif i ri në qytet.

Ajo në Zyrën Ovale ishte një shpërthim i paralajmëruar nga ngjarjet e mëparshme, nga përjashtimi i Ukrainës, nga bisedimet në Arabinë Saudite.

Kishte një inskenim me mediat, e kishin thirrur për t’i bërë gjyqin. Por Zelenski është shumë i zgjuar dhe ndaj u zemërua Trumpi”- tha Zogaj.