AKTUALITET, 11 Shtator 2025, 09:20

Masakra/ Atentati me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër, autori Ragip Gila del para gjykatës për masën e sigurisë

Masakra/ Atentati me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër,

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkodrës, ku do të njihet me masën e sigurisë, Ragip Gila, i cili mëngjesin e 8 shtatorit vrau në qendër të Shkodrës 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë. Prokurori i çështjes, Pjerin Çukaj, ka kërkuar arrest me burg për autorin e masakrës që tronditi kryqendrën e veriut.

Të vrarë mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra. Vetë autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes. Në polici ai tha se objektiv për të vrarë kishte Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, pjesë e grupit të Bajrave.

Dy vite më parë, në fillim të dhjetorit 2023, Ragip Gila u arrestua në Shkodër pasi iu gjetën në banesë një sërë sendesh të kundraligjshme.

Bëhet fjalë për maska, paruke, jelekë antiplumb, kokore metalike si të policisë, armë gjahu, municion luftarak dhe sende të tjera që dyshohet se do të përdoreshin nga grupet kriminale.

Ragip Gilës iu gjetën gjithashtu edhe 1 kavanoz me 13 pako kanabis. Droga dyshohet se shitej në afërsi të shkollave, lokaleve dhe zona të ndryshme të Shkodrës.

Masakra/ Atentati me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër,