AKTUALITET, 16 Prill 2025, 21:29

Të shtënat me armë në Tiranë pas sherrit mes disa personave, një prej tyre u plagos dhe...

Të shtënat me armë në Tiranë pas sherrit mes disa

Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë që ndodhën mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, një person ka mbetur i plagosur dhe dyshohet se është transportuar në një spital privat. 

Mësohet se ngjarja ndodhi në një lokal te zona e Liqenit Artificial. 

Të shtënat janë regjistruar pas një konflikti mes shtatë personash. Sipas raportimeve personat kanë qenë të ulur në një tavolinë bashkë.

2 prej tyre janë zënë fillimisht me fjalë me njëri-tjetrin dhe më pas kanë nisur të grushtohen. Në vendngjarje është qëlluar vetëm 1 herë me armë zjarri drejt njërit prej personave të përfshirë në konflikt. Në vendgjarje është gjetur vetëm një gëzhojë.