AKTUALITET, 14 Shkurt 2022, 13:44

Rama dhe Olta Xhaçka i bëjnë thirrje Putinit të tërhiqet nga Ukraina

Rama dhe Olta Xhaçka i bëjnë thirrje Putinit të

Si pjesë e NATO-s, edhe Shqipëria po bën pjesën e saj sa i përket thirrjeve ndaj Rusisë për tu tërhequr nga agresioni në Ukrainë.

Edi Rama dhe Olta Xhaçka ndodhen në SHBA për takimin e Këshillit të Sigurisë në OKB.

Në një reagim të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë në Twitter, i bëhet thirrje Rusisë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike.

“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikonfirmojmë edhe një herë mbështetjen e #Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Ne ripërtërijmë thirrjen tonë për Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, shkruan Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Reagimi i sotëm është i dyti pas atij, ku u bëhej thirrje qytetarëve shqiptarë që të largohen nga Ukraina, pasi sinjalizimet për një luftë të afërt janë shumë të forta.

Rama dhe Olta Xhaçka i bëjnë thirrje Putinit të