TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Lezhës ka caktuar “arrest me burg” për 39-vjeçarin Edmond Përdoda, i cili u arrestua të premten nga forcat RENEA në Lezhë, si autor i dyshuar për një vrasje të dyfishtë.
Ashtu si vëllai i tij Aleksandër Përdoda, i arrestuar menjëherë pas krimit, gjatë marrjes në pyetje, edhe vetë Edmond Përdoda ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e dyfishtë në fshatin Lalm Lukaj.
ARRESTIMI
Edhe pse ishte në kërkim prej dy vitesh, Edmond Përdoda duket se jetonte i qetë në banesën e tij deri të enjten e shkuar, kur forcat RENEA e arrestuan atë në oborrin e banesës, në fshatin Lalm i Ri, në periferi të qytetit të Lezhës.
“Afrohu, afrohu, rrotullohu mbrapsht” është kjo një sekuencë nga operacioni i forcave të RENEA-s në arrestimin e 39-vjeçarit, i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Operacioni policor i koduar “Lalm i Ri”, u finalizua pasditen e së enjtes, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e të kërkuarit.
Edmond Përdoda rezulton të jetë person me precedentë penalë, pasi rezulton i dënuar në shtetin grek për vrasje, ndërsa në Shqipëri për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, sepse dyshohet që në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin Aleksandër Përdoda (i arrestuar me parë), kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Kol Murrani dhe Preng Simoni, ngjarje e ndodhur në muajin prill të vitit 2020, në fshatin Lalm Lukaj të Njësisë Administrative të Kolshit në Lezhë.