AKTUALITET, 14 Shkurt 2022, 10:52

A është vaksina më e sigurt se imuniteti natyral? Ja si përgjigjet Ministria e Shëndetësisë

A është vaksina më e sigurt se imuniteti natyral? Ja si

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve të marrin vaksinën kundër koronavirusit për të mbrojtur shëndetin.

“Vaksinimi është detyrë qytetare, mbron shëndetin tuaj.

Vaksinim, vaksinim, vaksinim si arma më e fuqishme për të parandaluar format e rënda të sëmundjes dhe shtrimin në spital”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.

Ajo u jep përgjigje dilemave nëse imuniteti natyral i krijuar pas kalimit të sëmundjes është më i sigurt se vaksina.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kjo bie poshtë duke qenë se COVID kërcënon jetën tuaj.

“Vaksinimi ndaj COVID-19 është mënyra më e sigurt për të zhvilluar imunitet, sesa të infektoheni dhe të sëmureni.

COVID-19 është një sëmundje kërcënuese për jetën. Mos rrezikoni shëndetin tuaj. Vaksinohuni”, shkruan ministria.