AKTUALITET, 14 Shkurt 2022, 09:23

Lezhë/ Mjeti përmbyset në rrugë, plagoset shoferja 32 vjeçare

Lezhë/ Mjeti përmbyset në rrugë, plagoset shoferja 32

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e fshatit Pllanë në Lezhë në afërsi të shkollës. Automjeti që drejtohej nga Oldiana Margjini 32 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

32-vjeçarja është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 07:50, në rrugën e fshatit Pllanë, Lezhë në afërsi të shkollës, mjeti me drejtuese akoma të paidentifikuar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.