TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masat e sigurisë për të arrestuarit për ‘shtëpinë e barit’ në Ndroq, që u zbulua ditën e shtunë.
Në burg janë lënë punëtori i laboratorit Eriban Daja ndërsa në ‘arrest shtëpie’ faturisti Erjon Mema dhe elektricistin Qemal Hasa.
Policia procedoi penalisht shtetasin Elez Kapllani (kryeplaku i fshatit Pinet) dhe nga AMP u procedua Adrian Malliku (SPZ), 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet, në zonën e Ndroqit.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasja Rudina Xhambazi, e cila kishte marrë me qira këtë banesë.